Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Bota

Rezultatet e para të projektuara nga CNN në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA tregojnë një epërsi të demokratëve në garën për Senatin, ku deri në momentin e publikimit të këtyre të dhënave janë projektuar 35 ulëse për ta, kundrejt 31 për republikanët. Nga këto, 34 ulëse demokrate dhe 31 republikane nuk ishin në garë në […]

Madhësia e shkronjave

Rezultatet e para të projektuara nga CNN në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA tregojnë një epërsi të demokratëve në garën për Senatin, ku deri në momentin e publikimit të këtyre të dhënave janë projektuar 35 ulëse për ta, kundrejt 31 për republikanët.

Nga këto, 34 ulëse demokrate dhe 31 republikane nuk ishin në garë në këto zgjedhje.

Mbyllen vendvotimet e para në SHBA – të gjitha zhvillimet, MINUTË PAS MINUTE

Në Dhomën e Përfaqësuesve, demokratët kanë siguruar deri më tani katër ulëse, ndërsa republikanët dy.

Për të marrë kontrollin e kësaj dhome, një partie i nevojiten 218 nga gjithsej 435 ulëset.

Ndërkohë, në garat për guvernatorë, republikanët kanë tetë fitore të projektuara, kundrejt gjashtë të demokratëve.

Këto janë rezultate paraprake dhe nuk paraqesin ende bilancin përfundimtar të zgjedhjeve. /Telegrafi/

Komentet