Katër ditë sulme – goditen 16 për qind e kapaciteteve të përpunimit të naftës në Rusi

Bota

Forcat ukrainase kanë intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Rusisë, duke goditur disa nga rafineritë më të mëdha të naftës gjatë katër ditëve të fundit. Sipas vlerësimeve të projektit ukrainas të inteligjencës me burime të hapura, Dnipro Osint, deri më tani është shënjestruar rreth 16 për qind e kapacitetit të përgjithshëm të përpunimit të naftës […]

Madhësia e shkronjave

Forcat ukrainase kanë intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Rusisë, duke goditur disa nga rafineritë më të mëdha të naftës gjatë katër ditëve të fundit.

Sipas vlerësimeve të projektit ukrainas të inteligjencës me burime të hapura, Dnipro Osint, deri më tani është shënjestruar rreth 16 për qind e kapacitetit të përgjithshëm të përpunimit të naftës në Rusi.

Ndër objektivat e goditur është edhe rafineria në Jarosllavl, njëra prej pesë rafinerive më të mëdha në vend.

Sulmet kanë dëmtuar disa njësi përpunimi, përfshirë instalimet për përpunimin primar dhe sekondar të naftës, gjë që mund ta vështirësojë rikthimin e tyre në funksion dhe rifillimin e prodhimit.

Vlerësimi i fundit shënon rritje të konsiderueshme krahasuar me atë të 1 nëntorit, kur analistët llogaritnin se tri rafineritë e goditura përbënin 10 për qind të kapacitetit përpunues të Rusisë.

Me sulmet e reja, kjo shifër ka arritur në 16 për qind, sipas Dnipro Osint. /Telegrafi/

Komentet