Paris Saint-Germaini po zhvillon një ndeshje të jashtëzakonshme në Spanjë, duke dëshmuar fuqinë e kampionit të Evropës. Skuadra franceze ka shënuar katër gola brenda vetëm tetë minutave nda Villarrealit, duke e dominuar plotësisht kundërshtarin që në fillim të takimit.
Serinë e golave e hapi Joao Neves në minutën e nëntë. Mesfushori portugez përfitoi nga një pasim i shkëlqyer i Willian Pachos dhe, me qetësi të madhe brenda zonës, e dërgoi topin në këndin e sipërm të portës për 0-1.
Vetëm tri minuta më vonë, PSG-ja e dyfishoi epërsinë. Maghnes Akliouche asistoi për Desire Doue, i cili me një goditje të saktë nga skaji i zonës e dërgoi topin në këndin e poshtëm të portës.
Në minutën e 13-të, Senny Mayulu realizoi golin e tretë, duke goditur fuqishëm dhe saktë me të parën brenda zonës. Sulmi i francezëve nuk u ndal me kaq.
Katër minuta më vonë, Fabian Ruiz shënoi edhe golin e katërt. Pas një kombinimi të bukur me Maghnes Akliouche, mesfushori spanjoll u gjend në pozitë të favorshme dhe e mposhti portierin me një goditje në këndin e poshtëm të majtë.
Kështu, PSG-ja ka shënuar katër gola nga minuta e nëntë deri në të 17-tën, duke dhënë një demonstrim të jashtëzakonshëm force dhe duke e kthyer fillimin e ndeshjes në një spektakël ofensiv. /Telegrafi/