Sa amerikanë votojnë në zgjedhjet e mesmandatit dhe pse pjesëmarrja ka rëndësi?

Bota

Radhë të gjata janë parë sot në qendrat e votimit në Shtetet e Bashkuara, ku miliona qytetarë po presin të hedhin votën e tyre në zgjedhjet që, në shumë aspekte, po konsiderohen si një referendum kombëtar për presidentin Donald Trump. Megjithatë, ndonëse miliona amerikanë marrin pjesë në këto zgjedhje, historikisht pjesëmarrja në zgjedhjet e mesmandatit […]

Madhësia e shkronjave

Radhë të gjata janë parë sot në qendrat e votimit në Shtetet e Bashkuara, ku miliona qytetarë po presin të hedhin votën e tyre në zgjedhjet që, në shumë aspekte, po konsiderohen si një referendum kombëtar për presidentin Donald Trump.

Megjithatë, ndonëse miliona amerikanë marrin pjesë në këto zgjedhje, historikisht pjesëmarrja në zgjedhjet e mesmandatit ka qenë më e ulët sesa në zgjedhjet presidenciale, transmeton Telegrafi.

Të dhënat historike tregojnë një dallim të dukshëm në përqindjen e votuesve të regjistruar që marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale dhe ato të mesmandatit.

Një përjashtim i rëndësishëm ishte viti 2018, gjatë mandatit të parë të Trumpit. Atë vit, pjesëmarrja në zgjedhjet e mesmandatit arriti në 50 për qind, niveli më i lartë i regjistruar që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Dallimi mes kësaj shifre dhe pjesëmarrjes në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 ishte vetëm 10.1 pikë përqindjeje, hendeku më i vogël që nga periudha 1948-1950.

Pjesëmarrja e lartë në zgjedhjet e këtij viti mund të ketë ndikim të rëndësishëm në garën për kontrollin e Kongresit, veçanërisht në një kohë kur votuesit demokratë duket se janë më të mobilizuar sesa ata republikanë. /Telegrafi/

Komentet