Angela Martini ndahet nga partneri rumun, Dragos Savulescu

Magazina

Modelja shqiptare Angela Martini ka konfirmuar ndarjen nga bashkëshorti i saj, aktori rumun Dragos Savulescu. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Martini përmes një postimi të publikuar në Instagram, ku ka ndarë një mesazh lidhur me përfundimin e marrëdhënies së tyre. Ajo ka bërë të ditur se pas një kapitulli të rëndësishëm të jetës […]

Madhësia e shkronjave

Modelja shqiptare Angela Martini ka konfirmuar ndarjen nga bashkëshorti i saj, aktori rumun Dragos Savulescu.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Martini përmes një postimi të publikuar në Instagram, ku ka ndarë një mesazh lidhur me përfundimin e marrëdhënies së tyre.

Ajo ka bërë të ditur se pas një kapitulli të rëndësishëm të jetës që kanë ndarë së bashku, lidhja e tyre ka marrë fund.

Megjithatë, modelja ka theksuar se djali i tyre mbetet dhurata më e madhe e kohës që kanë kaluar së bashku, duke nënvizuar se lumturia dhe mirëqenia e tij do të jenë gjithmonë përparësia e të dyve.

Në mesazhin e saj, Angela gjithashtu i ka uruar ish-partnerit gjithë të mirat, teksa ka falënderuar ndjekësit për mirëkuptimin dhe respektimin e privatësisë së tyre në këtë periudhë.

Deri më tani, ajo nuk ka dhënë detaje të tjera rreth arsyeve që çuan në përfundimin e martesës, duke zgjedhur ta bëjë publik lajmin me një mesazh të shkurtër dhe të përmbajtur.

Të njëjtit vlen të ceket se kanë bashkë një djalë, katërvjeçar. /Telegrafi/

Komentet