Artisti i njohur shqiptar, Bejta, është bërë pjesë e Big Brother VIP Kosova 5.
I njëjti që nga dalja në skenë, koncerte e projekte muzikore, ka marrë vëmendje me paraqitjen.
E kjo pasi është shfaqur gjithnjë me syze, duke bërë që të komentohet nga të gjithë.
Foto: Screenshot/YouTube
I pyetur nga historia që fshihet prapa syzeve, ai thotë se ka të bëjë me nënën e tij, një premtim që i ka dhënë.
“Është si një lloj kujtimi që jam kthyer në një jetë më pozitive sa kam qenë, është një premtim që i takon nënës. Ky është premtimi i nënës, kjo është ajo që më kujton”, u shpreh ai.
Më pas e ëma u shfaq live në Big Brother dhe i kërkoi që t’i hiqte syzet.
Foto: Screenshot/YouTube
Me kërkesë të nënës, ai i hoqi syzet, një gjë që ka ndodhur për herë të parë për të.
Kjo duket se ka befasuar të gjithë, meqë siç shihet është hera parë që shfaqet në mënyrë të tillë. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com