Struga fiton derbin ndaj Vardarit, Shkëndija vazhdon të kryesojë në Maqedoni

Sport

Struga Trim Lum ka triumfuar në derbin e madh ndaj Vardarit, duke fituar me rezultat 0-1 në udhëtim, në kuadër të xhiros së 12-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut. Ndeshja nisi me një moment të diskutueshëm, pasi në minutën e 10-të Vardarit iu akordua penallti. Megjithatë, pas rishikimit të situatës përmes VAR-it, […]

Madhësia e shkronjave

Struga Trim Lum ka triumfuar në derbin e madh ndaj Vardarit, duke fituar me rezultat 0-1 në udhëtim, në kuadër të xhiros së 12-të të Ligës së Parë të Maqedonisë së Veriut.

Ndeshja nisi me një moment të diskutueshëm, pasi në minutën e 10-të Vardarit iu akordua penallti. Megjithatë, pas rishikimit të situatës përmes VAR-it, vendimi u anulua për shkak të pozitës jashtë loje të njërit prej futbollistëve.

Struga arriti të kalojë në epërsi në minutën e 31-të, kur Marjan Radeski realizoi për 0-1, rezultat që në fund doli të ishte vendimtar.

Në pjesën e dytë, Vardari tentoi të rikthehej në lojë dhe të barazonte rezultatin, por Struga u tregua e organizuar në fazën defensive dhe arriti ta ruante epërsinë deri në fund.

Kjo fitore përfaqëson një sukses të rëndësishëm për Strugën në garën për titullin e kampionit.

Në ndeshjet e tjera të zhvilluara të dielën, Bashkimi mposhti Arsimin me rezultat 2-1, ndërsa Shkupi dhe Sileksi u ndanë në barazim pa gola, 0-0.

Shkëndija e Tetovës gjithashtu regjistroi fitore si mysafire ndaj Bregallnicës së Shtipit me rezultat 2-1, ndërsa Shkëndija e Haraçinës barazoi 1-1 me Tikveshin.

Pas 12 xhirove, Shkëndija e Tetovës vazhdon të kryesojë tabelën me 27 pikë, vetëm një më shumë se Struga Trim Lum, që ka 26 pikë.

Tikveshi dhe Vardari ndajnë nga 21 pikë, ndërsa Sileksi ka 17. Shkëndija e Haraçinës renditet me 15 pikë, Bregallnica e Shtipit ka 13, ndërsa Arsimi dhe Bashkimi nga 10 pikë. Në fund të tabelës ndodhet Skopje me vetëm katër pikë. /Telegrafi/

Komentet