Zyrtare: Shpëtim Idrizi rikthehet te Trepça’89

Sport

Shpëtim Idrizi është rikthyer te KF Trepça’89, ku do të marrë drejtimin e skuadrës në pozitën e kryetrajnerit. Lajmi është bërë i ditur nga klubi mitrovicas përmes një njoftimi zyrtar, duke konfirmuar rikthimin e një emri që ka histori të veçantë me këtë skuadër. Idrizi ka qenë pjesë e Trepçës’89 fillimisht si futbollist, ndërsa më […]

Madhësia e shkronjave

Shpëtim Idrizi është rikthyer te KF Trepça’89, ku do të marrë drejtimin e skuadrës në pozitën e kryetrajnerit.

Lajmi është bërë i ditur nga klubi mitrovicas përmes një njoftimi zyrtar, duke konfirmuar rikthimin e një emri që ka histori të veçantë me këtë skuadër.

Idrizi ka qenë pjesë e Trepçës’89 fillimisht si futbollist, ndërsa më pas ka kontribuar edhe në rolin e trajnerit, duke qenë pjesë e historisë dhe identitetit të klubit.

Tashmë, ai rikthehet në krye të shtabit teknik me një objektiv të qartë: ta rikthejë Trepçën’89 në Superligën e Kosovës.

“Një emër i njohur për familjen tonë, që rikthehet aty ku ka lënë gjurmë, me përkushtimin, përvojën dhe ambicien për të arritur objektivin tonë të përbashkët, rikthimin e KF Trepça’89 në Superligën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e klubit.

Kështu, Trepça’89 i beson drejtimin e skuadrës një figure të njohur për klubin, me synimin për të realizuar objektivin e rikthimit në elitën e futbollit kosovar. /Telegrafi/

Komentet