VW për prodhimin e Golfit elektrik: Nuk mund ta përballojmë financiarisht

Teknologji

Volkswagen ka pezulluar përkohësisht zhvillimin e ID. Golf, modelit të ardhshëm elektrik, për shkak të vështirësive financiare. Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Thomas Schäfer, në një mesazh drejtuar punonjësve, ka pranuar se Volkswagen aktualisht nuk ka mundësi financiare për të vazhduar punën në këtë projekt. “E di se çfarë përfaqëson Golf-i për Volkswagen dhe për Wolfsburgun. […]

Madhësia e shkronjave

Volkswagen ka pezulluar përkohësisht zhvillimin e ID. Golf, modelit të ardhshëm elektrik, për shkak të vështirësive financiare.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Thomas Schäfer, në një mesazh drejtuar punonjësve, ka pranuar se Volkswagen aktualisht nuk ka mundësi financiare për të vazhduar punën në këtë projekt.

“E di se çfarë përfaqëson Golf-i për Volkswagen dhe për Wolfsburgun. Ky nuk ishte një vendim i lehtë, por për momentin nuk mund ta përballojmë financiarisht këtë punë”, ka deklaruar Schäfer, sipas Reuters.

Fabrika në Wolfsburg po përballet gjithashtu me vështirësi në arritjen e objektivave të kursimit, duke mbetur rreth 300 milionë euro larg synimit të përcaktuar.

Megjithatë, këshilli i punëtorëve pretendon se pezullimi nuk do të ndikojë në afatin e prezantimit të Golf-it elektrik, i cili pritet rreth fundit të kësaj dekade.

Ndërkohë, Volkswagen planifikon të shkurtojë rreth 100 mijë vende pune në Gjermani, ndërsa Golf-i me motor me djegie të brendshme pritet të vazhdojë prodhimin edhe për disa vite.

Pezullimi i ID. Golf është një tjetër tregues i vështirësive financiare të Volkswagen, në një kohë kur kompania po përpiqet të përshpejtojë kalimin drejt automjeteve elektrike.

Komentet