Osmani në Oxford Union: Për sa kohë që fati i të zhdukurve mbetet i pazbardhur, lufta nuk ka përfunduar për familjet e tyre

Nacionale

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngritur çështjen e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, në një fjalim të mbajtur në Oxford Union. Ajo ka kërkuar që bota të vazhdojë të dëgjojë për dhimbjen e mijëra familjeve që, edhe pas kaq shumë vitesh, presin të mësojnë fatin e të afërmve të tyre. […]

Madhësia e shkronjave

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngritur çështjen e personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, në një fjalim të mbajtur në Oxford Union.

Ajo ka kërkuar që bota të vazhdojë të dëgjojë për dhimbjen e mijëra familjeve që, edhe pas kaq shumë vitesh, presin të mësojnë fatin e të afërmve të tyre.

Osmani ka folur veçanërisht vuajtjet e nënave dhe familjeve që vazhdojnë të jetojnë me shpresën e kthimit të më të dashurve, duke theksuar se zbardhja e fatit të personave të zhdukur është e domosdoshme për vendosjen e drejtësisë.

“Për sa kohë që fati i tyre mbetet i pazbardhur, lufta nuk ka përfunduar për familjet e tyre. Dhe për sa kohë që e vërteta mbahet peng, drejtësia mbetet e papërmbushur”, ka deklaruar Osmani.

Komentet