Dalin pamjet e përplasjes, presidenti i Polonisë hyn me forcë në gjykatë – shtyn gjyqtaren

Bota

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, është përfshirë në një përplasje fizike dhe verbale me gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, pasi hyri me forcë në ndërtesën e institucionit, në kulmin e krizës për kontrollin e tij. Pamjet e publikuara tregojnë Nawrockin duke shtyrë për të kaluar mes gjyqtarëve, ndërsa përballet me gjyqtaren Anna Korwin-Piotrowska. Në video, presidenti […]

Madhësia e shkronjave

Presidenti i Polonisë, Karol Nawrocki, është përfshirë në një përplasje fizike dhe verbale me gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, pasi hyri me forcë në ndërtesën e institucionit, në kulmin e krizës për kontrollin e tij.

Pamjet e publikuara tregojnë Nawrockin duke shtyrë për të kaluar mes gjyqtarëve, ndërsa përballet me gjyqtaren Anna Korwin-Piotrowska.

Në video, presidenti dëgjohet duke i kërkuar gjyqtares t’i hapë rrugën, ndërsa shihet duke e shtyrë për të kaluar. Në një tjetër regjistrim, pasi hyn në ndërtesë, ai dëgjohet duke iu drejtuar gjyqtarëve me fjalët: “Ju nuk jeni gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese”.

Kriza shpërtheu të premten, kur gjyqtarët e rinj të zgjedhur nga parlamenti hynë në gjykatë dhe Korwin-Piotrowska njoftoi pezullimin e kryetarit Bogdan Święczkowski, duke marrë përkohësisht drejtimin e institucionit.

Nawrocki, i cili mbështetet nga opozita e djathtë, kishte refuzuar të betonte pesë nga tetë gjyqtarët e rinj të zgjedhur këtë vit nga parlamenti.

Pas largimit nga ndërtesa, ai e cilësoi situatën si “marrje me forcë të një institucioni kushtetues” dhe paralajmëroi konsultime urgjente me liderët politikë për zgjidhjen e krizës.

Ndërkohë, ndërtesa e Gjykatës Kushtetuese vazhdon të jetë e rrethuar nga policia speciale dhe protestuesit kundër qeverisë, ndërsa përplasjet politike mes presidentit dhe kabinetit të kryeministrit Donald Tusk po thellohen.

Komentet