“Heronjtë kanë vetëm ditëlindje”, Vlora Çitaku kujton Zahir Pajazitin në 64-vjetorin e lindjes

Nacionale

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kujtuar h***** e Kosovës, Zahir Pajazitin, në 64-vjetorin e lindjes së tij. Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka ndarë një mesazh kushtuar figurës së Pajazitit, duke thënë se shtatorja e tij vazhdon t’i japë frymëzim dhe shpresë. Ajo ka theksuar […]

Madhësia e shkronjave

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kujtuar h***** e Kosovës, Zahir Pajazitin, në 64-vjetorin e lindjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Çitaku ka ndarë një mesazh kushtuar figurës së Pajazitit, duke thënë se shtatorja e tij vazhdon t’i japë frymëzim dhe shpresë.

Ajo ka theksuar se qëndrimi i tij prej sypatremburi dhe vendosmëria që përcjell figura e tij mbeten frymëzim për të vazhduar punën për vendin.

“Vitet kalojnë, por Zahiri mbetet përherë i ri në kujtesën tonë e të kombit. Një ndër pushkët e para të lirisë, që vazhdon të na japë zemër edhe nga përjetësia”, ka shkruar Çitaku.

Në fund të mesazhit të saj, ajo ka uruar 64-vjetorin e lindjes së heroit, duke e përmbyllur me shprehjen: “Sepse heronjtë nuk vdesin kurrë. Ata kanë vetëm ditëlindje”.

Zahir Pajaziti mbetet një nga figurat e rëndësishme të historisë së rezistencës dhe luftës për lirinë e Kosovës. /Telegrafi/

Komentet