Heidi Klum shndërrohet në një dorë të prerë për Halloween

Magazina

Heidi Klum ka zgjedhur sërish një kostum të pazakontë për festën e saj tradicionale të Halloween-it. Këtë vit, supermodelja u shndërrua në një dorë të prerë njerëzore, me një pamje aq realiste sa u bë një nga kostumet më të veçanta të mbrëmjes. Festa e 25-të vjetore u mbajt më 31 tetor në New York, […]

Madhësia e shkronjave

Heidi Klum ka zgjedhur sërish një kostum të pazakontë për festën e saj tradicionale të Halloween-it.

Këtë vit, supermodelja u shndërrua në një dorë të prerë njerëzore, me një pamje aq realiste sa u bë një nga kostumet më të veçanta të mbrëmjes.

Festa e 25-të vjetore u mbajt më 31 tetor në New York, ndërsa Klum vazhdoi traditën e saj për të surprizuar me transformime ekstreme dhe krijime të realizuara me shumë detaje, shkruan Variety.

Vitin e kaluar, ajo u shfaq si Medusa, me gjarpërinj në kokë dhe një bisht të gjatë, ndërsa bashkëshorti i saj, Tom Kaulitz, u vesh si një ushtar i lashtë grek i kthyer në gur.

Për realizimin e kostumit të saj u angazhuan 15 artistë.

Ndër kostumet më të njohura të viteve të kaluara të Heidi-t janë edhe ET, Fiona nga “Shrek”, Jessica Rabbit dhe ujku nga videoklipi “Thriller” i Michael Jackson. /Telegrafi/

Komentet