Përplasje dhe incidente, protesta në Tiranë përmes fotografive

Nacionale

Protesta e 19-të kundër qeverisë u zhvillua për më shumë se tetë orë në Tiranë, duke u shoqëruar me tensione, incidente dhe ndërhyrje të policisë. Tubimi nisi në dy fronte. Studentët u mblodhën para Ministrisë së Arsimit, ndërsa mbështetësit e Partisë Demokratike protestuan fillimisht para Kryeministrisë. Studentët kërkojnë largimin e Edi Ramës, ndërsa kryeministri i […]

Madhësia e shkronjave

Protesta e 19-të kundër qeverisë u zhvillua për më shumë se tetë orë në Tiranë, duke u shoqëruar me tensione, incidente dhe ndërhyrje të policisë.

Tubimi nisi në dy fronte. Studentët u mblodhën para Ministrisë së Arsimit, ndërsa mbështetësit e Partisë Demokratike protestuan fillimisht para Kryeministrisë.

Studentët kërkojnë largimin e Edi Ramës, ndërsa kryeministri i ka ftuar në dialog.

Qeveria ka miratuar masa ndëshkuese për personat që përfshihen në akte të dhunshme.

Të dhunshme ishin protestat para Ministrisë së Arsimit dhe para Kryeministrisë.

Protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të forcave të rendit. E njëjta skenë dhune u përsërit edhe përpara Kryeministrisë.

Efektivët ndërhynë me autobotë uji, duke shpërndarë turmën.

Policët ndoqën protestuesit nëpër rrugët e kryeqytetit, me qëllim kapjen e tyre.

Prej rreth një ore, Policia e Shtetit u ka bërë thirrje protestuesve që të ndalojnë hedhjen e gurëve dhe sendeve të forta drejt efektivëve.

Sipas thirrjeve të policisë, grupi që po hedh sende të forta është i maskuar dhe personat janë identifikuar

Të maskuarit janë paralajmëruar se do të përballen me ligjin, ndërsa protestuesve të tjerë u është kërkuar të distancohen prej tyre.

Në protestë u shfaq sërish edhe flamuri i UÇK-së.

Pavarësisht paralajmërimeve, një pjesë e protestuesve kanë vijuar të gjujnë drejt forcave të policisë.

Protesta ka qëlluar në ditën e Holloween, derisa protestuesit e kanë përdorur simbolikisht këtë moment.

Policia ka kujtuar hyrjen në fuqi të aktit normativ të qeverisë për protestat, që sipas njoftimit të saj ndalon mbajtjen e maskave dhe goditjen ndaj forcave të policisë.

Disa protestues kanë nisur të fshihen nëpër rrugica për t’i shpëtuar shoqërimeve të policisë.

Të mbledhur para selisë së qeverisë, protestuesit kanë brohoritur “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Rama, jep dorëheqjen”.

Pas shpërndarjes për disa minuta, protestuesit janë rikthyer sërish përpara godinës së Kryeministrisë, duke vijuar tubimin me thirrje politike.

Tre persona janë arrestuar sot, ndërsa gjatë ndërhyrjes u janë sekuestruar edhe bomba molotov.

Pas incidenteve, Policia ndërhyri me autobotë uji për shpërndarjen e protestuesve dhe vendosjen e kontrollit në zonën para Kryeministrisë./Telegrafi/

Komentet