Zelenskyy dhe Erdogan bien dakord për krijimin e një korridori të ri të grurit në Detin e Zi

Bota

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka arritur një marrëveshje me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, për të punuar drejt krijimit të një korridori të ri për transportin e drithërave në Detin e Zi. Lajmi u bë i ditur nga vetë Zelensky, gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Stamboll, pas takimit me […]

Madhësia e shkronjave

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka arritur një marrëveshje me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, për të punuar drejt krijimit të një korridori të ri për transportin e drithërave në Detin e Zi.

Lajmi u bë i ditur nga vetë Zelensky, gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Stamboll, pas takimit me presidentin turk.

“Sot, arrita një marrëveshje me Presidentin Erdogan për të punuar në korridorin e grurit të Detit të Zi”, deklaroi lideri ukrainas.

Ai theksoi se Turqia mbështet përpjekjet për garantimin e lundrimit të sigurt në Detin e Zi, si dhe rikthimin e kushteve normale të jetesës në rajon.

Nisma synon të krijojë mundësi të reja për transportin detar të produkteve bujqësore ukrainase, në një kohë kur siguria e korridoreve detare në Detin e Zi mbetet një çështje me rëndësi strategjike për rajonin dhe tregjet ndërkombëtare.

Komentet