Nis sonte Shqip Up Comedy Festival, nata e parë në Cyrih

Magazina

Shqip Up Comedy Festival nis sonte në Cyrih të Zvicrës, ku mbahet nata e parë e edicionit jubilar të festivalit, në Stadthalle Dietikon. Në këtë mbrëmje pritet të ngjiten në skenë disa nga emrat e njohur të humorit dhe stand-up komedisë shqiptare, mes tyre Lulzim Bucolli, Drilona, T-Ronimo, Ernest Zymberi, Luan Comedy dhe Stefan Büsser. […]

Madhësia e shkronjave

Shqip Up Comedy Festival nis sonte në Cyrih të Zvicrës, ku mbahet nata e parë e edicionit jubilar të festivalit, në Stadthalle Dietikon.

Në këtë mbrëmje pritet të ngjiten në skenë disa nga emrat e njohur të humorit dhe stand-up komedisë shqiptare, mes tyre Lulzim Bucolli, Drilona, T-Ronimo, Ernest Zymberi, Luan Comedy dhe Stefan Büsser.

Mbrëmja do të moderohet nga Arbela dhe Ylberi.

Përveç humorit, publiku do të argëtohet edhe me muzikë, pasi atmosferën do ta plotësojnë grupi legjendar Elita 5 dhe DJ.

Interesimi për festivalin ka qenë i madh, ndërsa nata e parë pritet të sjellë një atmosferë të veçantë për shqiptarët në Zvicër dhe më gjerë.

Telegrafi, partner medial i këtij organizimi, ndodhet në Cyrih për të përcjellë nga afër emocionet, atmosferën dhe momentet kryesore të festivalit. /Telegrafi/

Komentet