Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mbërriti në Stamboll pas një ftese nga homologu i tij turk, Tayyip Erdogan.
Ai u prit në aeroport nga Ministri turk i Mbrojtjes, Yasar Guler.
Siç u njoftua nga presidenca turke, fokusi i bisedimeve do të jetë lufta Rusi-Ukrainë, siguria në Detin e Zi dhe zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe.
Zelensky has arrived in Istanbul for talks with Turkish President Erdogan. https://t.co/kQPDneUIr6
— Clash Report (@clashreport) October 31, 2026
Sipas kreut të komunikimit të presidencës turke, kjo është një vizitë pune, gjatë së cilës të dy udhëheqësit do të shqyrtojnë si bashkëpunimin dypalësh ashtu edhe zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare.
Zelensky u prit nga Erdogan me një ceremoni zyrtare në Zyrën Presidenciale në Dolmabahçe.