Vuçiq mbron kriminelin Radoiçiq: Dorëzimi i tij në Prishtinë do të nënkuptonte njohjen e Kosovës

Bota

Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kundërshtuar mundësinë e dorëzimit të Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, te autoritetet e Kosovës. Ai pretendon se një veprim i tillë do të nënkuptonte njohjen formale të pavarësisë së Kosovës dhe do të shënonte, sipas tij, fillimin e fundit të shtetit serb. “Vetëm ta keni parasysh se dorëzimi […]

Madhësia e shkronjave

Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kundërshtuar mundësinë e dorëzimit të Milan Radoiçiqit, ish-nënkryetarit të Listës Serbe, te autoritetet e Kosovës.

Ai pretendon se një veprim i tillë do të nënkuptonte njohjen formale të pavarësisë së Kosovës dhe do të shënonte, sipas tij, fillimin e fundit të shtetit serb.

“Vetëm ta keni parasysh se dorëzimi i Radoiçiqit apo i kujtdo tjetër në Prishtinë, në çfarëdo forme, do të nënkuptonte njohjen e shtetit të Kosovës dhe fillimin e fundit të shtetit serb. Kjo nuk do të ishte kapitullim, por njohje de jure e Kosovës. Nuk bëhet fjalë për njohje indirekte, por për njohje formale juridike të shtetit të Kosovës”, deklaroi 56-vjeçari.

Duke folur për rastin e Radoiçiqit, Vuçiq përmendi edhe procedurën gjyqësore ndaj tij për veprën penale të shkaktimit të rrezikut. Ai pretendoi se gjykata kishte kërkuar prova nga EULEX-i, por ky mision kishte vlerësuar se çështja i takon drejtësisë së Kosovës.

– YouTube youtu.be

Kujtojmë se Radoiçiq kërkohet nga autoritetet kosovare për organizimin dhe pjesëmarrjen në sulmin terrorist në Banjskë, më 24 shtator 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Ndërkohë, në Serbi ka nisur një shqyrtim i veçantë lidhur me mënyrën se si është trajtuar rasti i tij nga organet e drejtësisë, veçanërisht vendimi për të mos i caktuar masën e paraburgimit, pavarësisht dyshimeve për vepra të rënda penale.

Sipas informacioneve të portalit Nova.rs, një nga arsyet e përmendura për mosvendosjen e kësaj mase ishte mënyra se si prokurori i atëhershëm, Nikola Panteliq, kishte argumentuar kërkesën për paraburgim.

Pas rënies së Vuçiqit, Prokuroria serbe rihap rastin e Radoiçiqit – “Pse u la i lirë pas sulmit në Banjskë?”

Në kërkesën e tij, ai kishte paraqitur vetëm një rrethanë që mund të tregonte se Radoiçiqi, nëse do të qëndronte i lirë, mund të pengonte zhvillimin e procedurës.

Bëhej fjalë për rrezikun e arratisjes, por kjo arsye ishte vlerësuar si e pamjaftueshme, pasi Radoiçiqi ishte paraqitur vetë dhe vullnetarisht për t’u marrë në pyetje në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd. /Telegrafi/

Komentet