Një 37-vjeçar nga Kosova dyshohet se ia ka bllokuar qëllimisht rrugën një autobusi urban, pas një mosmarrëveshjeje në trafik në qytetin Pfarrkirchen të Gjermanisë.
Sipas raportit të Policisë së Pfarrkirchenit, ngjarja ka ndodhur më 29 tetor, rreth orës 15:00, në sheshin Stadtplatz.
37-vjeçari nga Triftern po drejtonte një veturë, ndërsa autobusi drejtohej nga një 41-vjeçar, gjithashtu shtetas i Kosovës, shkruan Telegrafi.
Për shkak të hapësirës së kufizuar në rrugë, të dy drejtuesit e automjeteve u detyruan të ndalonin. Pas kësaj, shoferi i veturës dyshohet se iu afrua autobusit dhe ia bllokoi vazhdimin e rrugës.
Rastësisht, një patrullë policore ndodhej menjëherë pas autobusit dhe e kishte vërejtur drejtpërdrejt incidentin.
Policia ka nisur procedurë penale ndaj 37-vjeçarit, nën dyshimin për detyrim të paligjshëm në trafik.
Autoritetet gjermane nuk kanë raportuar për persona të lënduar nga ky incident./Telegrafi/