Bejta banori i parë që futet në Big Brother VIP Kosova 5, performon “Lule” në natën e parë

Magazina

Këngëtari Bejta është banori i parë që ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”, duke nisur kështu rrugëtimin e tij në edicionin e pestë të këtij formati. Ai e ka shënuar hyrjen në spektakël me një performancë muzikore, duke interpretuar këngën e tij të famshme “Lule”. Në të njëjtën ditë, Bejta ka […]

Madhësia e shkronjave

Këngëtari Bejta është banori i parë që ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”, duke nisur kështu rrugëtimin e tij në edicionin e pestë të këtij formati.

Ai e ka shënuar hyrjen në spektakël me një performancë muzikore, duke interpretuar këngën e tij të famshme “Lule”.

Në të njëjtën ditë, Bejta ka publikuar edhe EP-në e tij më të re të të titulluar “Daors”.

Mini-albumi mban emrin e vërtetë të artistit dhe përmban gjithsej katër këngë, tri prej të cilave janë publikuar sot, ndërsa e katërta pritet të publikohet në një moment të mëvonshëm.

Në këtë projekt, Bejta ka marrë përsipër pjesën më të madhe të punës kreative, duke realizuar tekstet, beat-et dhe miksimin e këngëve. Përjashtim bën bashkëpunimi me Geskon, ku produksioni muzikor është realizuar nga vetë Gesko.

Producent ekzekutiv i EP-së “Daors” është Fis Juniku. Kështu, Bejta jo vetëm që u bë banori i parë i këtij edicioni, por shfrytëzoi edhe skenën e spektaklit për të prezantuar projektin e tij më të ri muzikor para publikut. /Telegrafi/

Komentet