Zbulohen pikët e Topit të Artë 2026 – diferenca mes Kane dhe Mbappe jashtëzakonisht e vogël

Sport

Harry Kane e fitoi Topin e Artë 2026 në konkurrencën e meshkujve me vetëm 28 pikë më shumë se Kylian Mbappe. Sulmuesi i Bayern Munichut dhe kombëtares së Anglisë e fitoi për herë të parë në karrierën e tij trofeun prestigjioz, në ceremoninë e mbajtur të hënën mbrëma në “London Palladium”. Kryeredaktori i revistës France […]

Madhësia e shkronjave

Harry Kane e fitoi Topin e Artë 2026 në konkurrencën e meshkujve me vetëm 28 pikë më shumë se Kylian Mbappe.

Sulmuesi i Bayern Munichut dhe kombëtares së Anglisë e fitoi për herë të parë në karrierën e tij trofeun prestigjioz, në ceremoninë e mbajtur të hënën mbrëma në “London Palladium”.

Kryeredaktori i revistës France Football zbuloi se diferenca mes Kane, fituesit të çmimit, dhe Mbappes, i cili përfundoi në vendin e dytë, ishte shumë e vogël. Madje, diferenca prej 28 pikësh ishte më e ngushtë se ajo e vitit 2024, kur Rodri e mposhti Vinicius Juniorin me 41 pikë epërsi.

Tashmë janë publikuar edhe votat zyrtare për dhjetë futbollistët e parë në konkurrencën e meshkujve dhe të femrave, të bëra publike nga gazeta franceze L’Equipe.

Në panelin e votimit të France Football morën pjesë gjithsej 150 gazetarë: 100 për çmimin e meshkujve dhe 50 për atë të femrave. Secili prej tyre duhej të përzgjidhte dhjetë futbollistët më të mirë nga lista me 30 kandidatë përkatës për secilin çmim.

Futbollistët merrnin pikë në bazë të renditjes së tyre: 15 pikë për vendin e parë, 12 për të dytin, 10 për të tretin, pastaj 8, 7, 5, 4, 3, 2 dhe 1 pikë. Kështu, një futbollist mund të grumbullonte maksimumi 1.500 pikë.

Vlerësimi u bazua vetëm në paraqitjet gjatë sezonit 2025/26. Për këtë arsye, Rodri, i cili tani luan për Barcelonën, u vlerësua për paraqitjet me Manchester Cityn, si dhe për sukseset me Përfaqësuesen e Spanjës në Kupën e Botës.

Kane grumbulloi 1.055 pikë, më shumë se dy të tretat e maksimumit të mundshëm, ndërsa Mbappé përfundoi me 1.027 pikë. Sipas të dhënave të publikuara nga L’Equipe, sulmuesi anglez u votua në vendin e parë nga 43 prej 100 gazetarëve, ndërsa ylli francez mori 28 vota për vendin e parë.

Në pozitën e tretë u rendit Lamine Yamal, i cili grumbulloi 881 pikë. Megjithatë, talenti i Barcelonës mbeti dukshëm prapa dy futbollistëve të parë.

Dhjetë futbollistët e parë në renditjen e Topit të Artë 2026:

Harry Kane (Bayern Munich dhe Angli) – 1.055 pikë

Kylian Mbappe (Real Madrid dhe Francë) – 1.027 pikë

Lamine Yamal (Barcelona dhe Spanjë) – 881 pikë

Rodri (Manchester City dhe Spanjë) – 726 pikë

Lionel Messi (Inter Miami dhe Argjentinë) – 612 pikë

Khvicha Kvaratskhelia (Paris Saint-Germain dhe Gjeorgji) – 541 pikë

Ousmane Dembele (Paris Saint-Germain dhe Francë) – 418 pikë

Erling Haaland (Manchester City dhe Norvegji) – 378 pikë

Michael Olise (Bayern Munich dhe Francë) – 296 pikë

Fabian Ruiz (Paris Saint-Germain dhe Spanjë) – 201 pikë

/Telegrafi/

Komentet