Pamjet e dorës së Martinez bëjnë xhiron e rrjetit, portieri zbulon dëmtimin që do ta ketë gjithë jetën

Sport

Portieri i kombëtares së Argjentinës, Emiliano Martinez, ka zbuluar se nuk mund ta përkulë plotësisht gishtin unazor të dorës së djathtë, të cilin e theu pak para fillimit të Kupës së Botës. Sipas tij, kjo pasojë do ta shoqërojë gjatë gjithë jetës. Martínez e tregoi dorën e tij gjatë një bisede me gazetarin argjentinas Gaston […]

Madhësia e shkronjave

Portieri i kombëtares së Argjentinës, Emiliano Martinez, ka zbuluar se nuk mund ta përkulë plotësisht gishtin unazor të dorës së djathtë, të cilin e theu pak para fillimit të Kupës së Botës. Sipas tij, kjo pasojë do ta shoqërojë gjatë gjithë jetës.

Martínez e tregoi dorën e tij gjatë një bisede me gazetarin argjentinas Gaston Edul, i cili publikoi videon në rrjetet sociale.

Në pamje shihet se portieri nuk arrin ta shtrëngojë plotësisht grushtin për shkak të dëmtimit në gishtin unazor.

“Ende nuk mund ta përkul siç duhet. Kështu më mbeti pas Kupës së Botës dhe do të jetë kështu për pjesën tjetër të jetës sime”, deklaroi Martinez, duke treguar gishtin e dëmtuar.

Sipas portalit argjentinas Diario Pampero, portieri e pësoi këtë lëndim disa javë para fillimit të Kupës së Botës, gjatë kohës kur mbronte ngjyrat e Aston Villës.

Gazetari Edul, krahas publikimit të videos, theksoi se dëshironte të tregonte se si Martínez e kishte luajtur të gjithë kampionatin botëror me gisht të thyer, në mënyrë që publiku ta kuptonte më mirë shkallën e dëmtimit.

Më herët, siç raporton El Intransigente, portieri kishte treguar se gishti i shkakton dhimbje çdo ditë dhe se kishte vendosur t’i shmangej ndërhyrjes kirurgjikale.

Sipas Martinez, specialistë të duarve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Anglia i kishin thënë se nuk mund të vazhdonte të luante dhe se kishte nevojë për operacion.

Megjithatë, ai vendosi ta shtynte ndërhyrjen kirurgjikale për të mos e humbur Kupën e Botës./Telegrafi/

Komentet