Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dhabit

Sport

Xhudistja jonë, Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Laura Fazliu ia ka sjell edhe një sukses Kosovës, duke arritur të fitojë medaljen e bronztë në kategorinë deri në 63 kilogramë. Xhudistja nga Mitrovica ishte më e mirë në ndeshjen për të […]

Madhësia e shkronjave

Xhudistja jonë, Laura Fazliu ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Laura Fazliu ia ka sjell edhe një sukses Kosovës, duke arritur të fitojë medaljen e bronztë në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Xhudistja nga Mitrovica ishte më e mirë në ndeshjen për të bronztë, duke mposhtur kundërshtaren kroate, Iva Oberan.

Ndryshe, 26-vjeçarja i nisi garat si e lirë në xhiron e parë dhe nga xhiro e dytë, ku arriti të mposht me ‘waza-ari’, Joana Crisostomo nga Portugalia, në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Në çerekfinale, xhudistja jone gjithashtu ishte fituese duke mposhtur me ‘ippon’ vendasen Tsendbazar Mashbat.

Në gjysmëfinale, Laura ishte e pafat duke humbur ndeshjen ndaj Angelika Szymanska nga Poloni dhe duke humbur mundësinë për të luftuar për medaljen e artë.

Megjithatë, ajo arriti që në luftën për medaljen e bronztë ta mposht kroaten Iva Oberan.

Ndryshe, në Grand Slamin e xhudos marrin pjesë 374 xhudistë nga 59 shtete. /Telegrafi/

Komentet