​Gërvalla e Sveçla sot flasin për rastin e Arlinda Zekajt, në të njëjtën orë protestë para Qeverisë

Nacionale

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla do të mbajnë sot konferencë të përbashkët për media lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës. Konferenca do të mbahet në orën 09:00, në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, ndërsa në të njëjtën kohë para […]

Madhësia e shkronjave

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla do të mbajnë sot konferencë të përbashkët për media lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës.

Konferenca do të mbahet në orën 09:00, në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, ndërsa në të njëjtën kohë para objektit të Qeverisë është paralajmëruar protestë kundër vrasjes së grave.

Një ditë më parë, Zyra e Kryeministrit njoftoi se ka pranuar raportet e hollësishme nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme lidhur me rastin e Zekajt.

Sipas njoftimit, raportet do të shqyrtohen dhe analizohen në detaje së bashku me ministrat përkatës, për të identifikuar lëshimet e mundshme, neglizhencën, mosreagimin dhe përgjegjësinë institucionale.

“Së bashku me ministrat përkatës do të bëhet shqyrtimi dhe analizimi i tyre në detaje, për historinë dhe rrjedhën e rastit, për secilin lëshim e trajtim të papërgjegjshëm, për neglizhencë e mosreagim, si dhe gjithçka që lidhet me procedurën dhe përgjegjësinë institucionale”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Qeveria ka bërë të ditur se konferenca e Gërvallës dhe Sveçlës do të mbahet pikërisht lidhur me këto raporte dhe veprimet e mëtejme.

Ndërkohë, protesta e paralajmëruar para Qeverisë vjen pas reagimeve të shumta për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe kërkesave për llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse.

Rasti ka nxitur protesta gjatë ditëve të fundit, me kërkesën që të hetohen veprimet dhe mosveprimet e zyrtarëve që kanë qenë të përfshirë në trajtimin e rastit të viktimës. /KP/

Komentet