Ish-mercenari i Wagnerit rrah bashkëshorten para fëmijës njëvjeçar, dënohet vetëm me gjobë

Bota

Një ish-luftëtar i grupit mercenar rus Wagner ka rrahur bashkëshorten e tij në qytetin e Novosibirskut, në Rusi, ndërsa ajo mbante në krahë fëmijën e tyre njëvjeçar. Pavarësisht incidentit, burri është dënuar vetëm me gjobë dhe është liruar tri ditë pas arrestimit. Sipas publikimit Nastoyashchaya Sibir, ndaj tij u ngrit akuza për huliganizëm të lehtë. […]

Madhësia e shkronjave

Një ish-luftëtar i grupit mercenar rus Wagner ka rrahur bashkëshorten e tij në qytetin e Novosibirskut, në Rusi, ndërsa ajo mbante në krahë fëmijën e tyre njëvjeçar.

Pavarësisht incidentit, burri është dënuar vetëm me gjobë dhe është liruar tri ditë pas arrestimit.

Sipas publikimit Nastoyashchaya Sibir, ndaj tij u ngrit akuza për huliganizëm të lehtë. Ndërkohë, bashkëshortes iu diagnostikua tronditje e trurit.

Rasti u mbyll pasi autoritetet, sipas raportimit, nuk konstatuan elemente të një vepre penale.

Viktima deklaroi se bashkëshorti i saj konsumon shumë alkool dhe se, para se të shkonte në frontin e luftës, kishte vuajtur një dënim me burg për vrasje nga pakujdesia.

Ajo aktualisht jeton me djalin e saj në shtëpinë e prindërve dhe planifikon të shkurorëzohet, pasi frikësohet për sigurinë e saj. /Telegrafi/

Komentet