40 vjeçari i plagosur në afërsi të një pike karburanti në rrugën Gjilan-Kamenicë po operohet në QKUK

Rajon

<div><div><img width="632" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/819398-40-vjecari-i-plagosur-ne-afersi-te-nje-pike-karburanti-ne-rrugen-gjilan-kamenice-po-o6983ce8960a84.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="40-vjecari-i-plagosur-ne-afersi-te-nje-pike-karburanti-ne-rrugen-gjilan-kamenice-po-operohet-ne-qkuk" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="632" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/819398-40-vjecari-i-plagosur-ne-afersi-te-nje-pike-karburanti-ne-rrugen-gjilan-kamenice-po-o6983ce8960a84.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="40-vjecari-i-plagosur-ne-afersi-te-nje-pike-karburanti-ne-rrugen-gjilan-kamenice-po-operohet-ne-qkuk"></p>Personi i moshës rreth 40 vjeç i cili është plagosur sonte rreth orës 18:00 në rrugën Gjilan–Kamenicë, në afërsi të një pike të karburantit, është duke u operuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Mediat kanë kontaktuar drejtorin e Klinikës Emergjente të QKUK-së, Naser Syla, i cili tha se i plagosuri është futur në</div>

Madhësia e shkronjave

Personi i moshës rreth 40 vjeç i cili është plagosur sonte rreth orës 18:00 në rrugën Gjilan–Kamenicë, në afërsi të një pike të karburantit, është duke u operuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
Mediat kanë kontaktuar drejtorin e Klinikës Emergjente të QKUK-së, Naser Syla, i cili tha se i plagosuri është futur në sallën e operacionit për operim.
“I plagosuri është në gjendje të rëndë por stabile. Ndodhet në sallë të operacionit, është duke u operuar nga ekipet kujdestare të Kirurgjisë Vaskulare dhe të Ortopedisë…Do ta vazhdoj trajtimin”, tha drejtori Syla për Gazetën Express.
Lidhur me rastin, Ismet Hashani, zëdhënës në Policinë e Gjilanit, tha për Gazetën Express se sipas informacioneve fillestare, dyshohet se në incident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje.
“Si pasojë e rastit, një person ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ndërsa po trajtohen nga autoritetet shëndetësore”, tha Hashani.
Ai shtoi se “njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku gjatë ekzaminimit janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale që ndërlidhen me rastin”.
“Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore dhe është në kërkim të personave të dyshuar lidhur me këtë rast”, përfundoi ai.