Zyrtarë të MPB-së në veri, përcjellin nga afër aplikimet për lejeqëndrim dhe regjistrimin e fakteve

Zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanw vizituar Komunën e Mitrovicës së Veriut për të përcjellë procesin e aplikimeve për lejeqëndrim dhe regjistrimin e fakteve. Sipas njw njoftimi pwr media bwhet e ditur se me këtë rast, u realizua një vi...

Nacionale

Zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme kanw vizituar Komunën e Mitrovicës së Veriut për të përcjellë procesin e aplikimeve për lejeqëndrim dhe regjistrimin e fakteve.

Sipas njw njoftimi pwr media bwhet e ditur se me këtë rast, u realizua një vizitë pune në Komunën e Mitrovicës së Veriut, me qëllim të përcjelljes nga afër të procesit të pranimit të kërkesave për lejeqëndrim dhe ofrimit të mbështetjes ligjore për qytetarët e interesuar për rregullimin e statusit të tyre juridik në Republikën e Kosovës.

“Në këtë vizitë morën pjesë përfaqësues nga ARC-ja, Departamenti Ligjor dhe Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion, të cilët monitoruan punën e zyrtarëve të angazhuar në pranimin e kërkesave për lejeqëndrim dhe regjistrimin e fakteve të gjendjes civile në Mitrovicën e Veriut”, thuhet nw njoftim.

Po ashtu siç thuhet nw njoftim gjatë vizitës, zyrtarët zhvilluan edhe takime të drejtpërdrejta me një numër qytetarësh të interesuar për të rregulluar statusin e tyre, duke i informuar ata mbi procedurat ligjore dhe mundësitë konkrete për zgjidhjen e situatave të tyre dhe pajisjen me dokumente të Republikës së Kosovës.

“Çështjet e ngritura nga qytetarët përfshinin, ndër të tjera:pajisjen me dokumente të Republikës së Kosovës të bashkëshortëve të shtetasve të Kosovës përmes procedurës së bashkimit familjar; regjistrimin dhe pajisjen me dokumente të fëmijëve të shtetasve të Kosovës, të lindur jashtë vendit; procedurat për aplikim për lejeqëndrim të familjarëve të personave që tashmë janë pajisur me lejeqëndrim të Republikës së Kosovës”.

Ministria e Punëve të Brendshme mbetet e përkushtuar për të ofruar shërbime të qasshme dhe transparente për të gjithë qytetarët, duke siguruar zbatim të njëtrajtshëm të legjislacionit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Vizita në Mitrovicën e Veriut është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme për informimin e qytetarëve mbi mundësitë për rregullimin e statusit të tyre dhe pajisjen me dokumente të Republikës së Kosovës. Vizita të ngjashme do të vazhdojnë edhe në komunat e tjera të Republikës së Kosovës. /Telegrafi/