Zyrtare: Orav emërohet ambasador i BE-së në Turqi, do të marr postin e ri më 1 prill

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka njoftuar emërimet e reja në kuadër të delegacioneve të BE-së, ku përfshihet edhe largimi i Aivo Orav nga detyra në Kosovë. Sipas njoftimit të Shërbimit Evr...

Nacionale

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka njoftuar emërimet e reja në kuadër të delegacioneve të BE-së, ku përfshihet edhe largimi i Aivo Orav nga detyra në Kosovë.

Sipas njoftimit të Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS), Aivo Orav është emëruar ambasador i Bashkimit Evropian në Turqi. Ai aktualisht shërben si shef i Zyrës së BE-së dhe Përfaqësues i Posaçëm i BE-së në Kosovë.

Orav do të marrë detyrën e re më 1 prill 2026.

Ai ka një përvojë të gjatë diplomatike, duke shërbyer më herët edhe si përfaqësues i përhershëm i Estoni pranë Bashkimit Evropian.

Orav kishte marrë detyrën e tij si drejtues i Zyrës së BE-së në Kosovë më 2 shtator 2024. Para tij në Kosovë kishte shërbyer Thomas Szunyog.