Mesfushori Luis Hasa ka vendosur ta përfaqësojë Shqipërinë në nivelin ndërkombëtar, kështu ka konfirmuar shtëpia e futbollit FIFA.
Që një periudhë të gjatë, Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka punuar intensivisht për ta bindur Hasan, i cili kishte edhe shiritin e kapitenit në grupmoshat e Italisë.

Megjithatë, FIFA ka njoftuar zyrtarisht se Hasa është lojtari më i ri “Kuq e Zi” dhe të cilat procedurat mes dy federatave janë kompletuar.
Ende nuk është e qartë se nëse Hasa do të jetë pjesë e ekipit A apo grupmoshës U21, por padyshim do të jetë një afrim tepër i rëndësishëm për Shqipërinë në të ardhmen e afërt.
Hasa është lojtari i Napolit, por aktualisht i huazuar në Serie B te Carrarese ku ka shënuar pesë gola në 1 mijë e 823 minuta.
Shqipëria tani do të kërkojë këndelljen dhe do të fokusohet për ta fituar Ligën C të Ligës së Kombeve me synimin e vetëm për kualifikim në Kampionatin Evropian 2028./Telegrafi/





