Zyrtare: Barcelona nënshkruan me portierin Livakovic

Sport

Klubi katalunas, Barcelona ka njoftuar sot (e enjte) zyrtarisht se ka transferuar portierin Dominik Livakovic nga Fenerbahce. Portieri kroat ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me Blaugranët, të cilët thuhet se kanë paguar 2 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse si tarifë transferimi. Njoftimi i transferimit të Livakovicit erdhi nga faqet zyrtare të klubit katalunas. […]

Madhësia e shkronjave

Klubi katalunas, Barcelona ka njoftuar sot (e enjte) zyrtarisht se ka transferuar portierin Dominik Livakovic nga Fenerbahce.

Portieri kroat ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me Blaugranët, të cilët thuhet se kanë paguar 2 milionë euro plus 2 milionë euro bonuse si tarifë transferimi.

Njoftimi i transferimit të Livakovicit erdhi nga faqet zyrtare të klubit katalunas.

“Arrihet marrëveshja midis FC Barcelona dhe Fenerbahçe SK për transferimin e Dominik Livakovic. Portieri kroat nënshkruan për katër sezone deri më 30 qershor 2030”, thuhet në njoftim.

Raportet sugjerojnë se Livakovic mund të huazohet këtë sezon përpara se të kthehet në Camp Nou në verën e vitit 2027.

Barcelona e sheh atë si një zëvendësues afatgjatë për Joan Garcian, pasi kontrata e Wojciech Szczesnyt skadon në fund të sezonit.

Megjithatë, Barcelona ende nuk ka marrë një vendim të prerë në lidhje me të ardhmen afatshkurtër të Livakovic. /Telegrafi/