Zyrtare: Barcelona dorëzon ankesën në UEFA për gjyqtarin e ndeshjes ndaj Atletico Madridit

Në një njoftim zyrtar, Barcelona ka bërë të ditur se ka depozituar një ankesë formale te UEFA për “ndarjen e dyshimtë të drejtësisë” gjatë ndeshjes së tyre kundër Atletico Madridit më parë këtë javë. Blaugranat pësojnë një humbje 2-0 ndaj Atleticos në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, e zhvilluar në ‘Spotify […]

Sport

Në një njoftim zyrtar, Barcelona ka bërë të ditur se ka depozituar një ankesë formale te UEFA për “ndarjen e dyshimtë të drejtësisë” gjatë ndeshjes së tyre kundër Atletico Madridit më parë këtë javë.

Blaugranat pësojnë një humbje 2-0 ndaj Atleticos në ndeshjen e parë të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, e zhvilluar në ‘Spotify Camp Nou’. Megjithatë, ndeshja u shoqërua nga disa vendime të kontestuara të gjyqtarit Istvan Kovacs.

Më i diskutueshmi ishte vendimi për të injoruar një prekje me dorë nga Marc Pubill në zonën e Atleticos, duke mos i dhënë karton të dytë të verdhë dhe duke mos akorduar penallti për Barcelonën.

Të zemëruar nga zhvillimet, Barça ka marrë tashmë masa ligjore.

“Barcelona njofton se sot, departamenti ligjor i klubit ka depozituar një ankesë formale te UEFA lidhur me ngjarjet që ndodhën në ndeshjen e parë të çerekfinales së UEFA Champions League kundër Atletico Madrid”, thuhet fillimisht në komunikatë.

“Klubi beson se performanca e gjyqtarit ishte në kundërshtim me rregullat në fuqi, duke ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin e ndeshjes dhe rezultatin e saj”.

“Ankesa fokusohet në një incident të veçantë. Në minutën e 54-të të ndeshjes, pasi loja ishte rinisur rregullisht, një lojtar kundërshtar e preku topin me dorë brenda zonës së penalltisë, por nuk u akordua penallti”.

“Barcelona beson se ky vendim, së bashku me dështimin serioz të VAR-it për të ndërhyrë, përbën një gabim të rëndësishëm”.

“Në përfundim, klubi ka kërkuar një hetim, qasje në komunikimet e gjyqtarit, dhe, nëse është e nevojshme, njohjen zyrtare të gabimeve dhe implementimin e masave të përshtatshme”, përfundon reagimi i blaugranasve./Telegrafi/