Trajneri Arsim Thaqi zyrtarisht ka marrë drejtimin e skuadrës nga Klina, Dukagjini.
Thaqi ka marrë drejtimin e Dukagjinit me synimin për t’i kualifikuar në Evropë përmes Kupës së Kosovës, ndërsa mbesin në garë për mbijetesë në elitë.

Komunikata e plotë e klubit pa ndërhyrje:
“KF Dukagjini ka kënaqësinë të njoftojë për arritjen e marrëveshjes së bashkëpunimit me trajnerin, Arsim Thaqi.
Trajneri Thaqi do të udhëheqë ekipin e parë, me qëllim të realizimit të objektivave të përcaktuara të klubit, duke sjellë përvojën dhe qasjen e tij profesionale në organizimin dhe drejtimin e skuadrës.
Klubi i uron mirëseardhje trajnerit, Arsim Thaqi, dhe i dëshiron shumë suksese në këtë rrugëtim të përbashkët”, thuhet ndër të tjera në komunikatë./Telegrafi/





