Prokurori Joshua Hafetz tha se ka dëshmi të shumta kundër Hashim Thaçit dhe të akuzuarve, përfshirë nëntë audio-incizime në qendrën e paraburgimit në Hagë, thirrje telefonike, urdhra të gjykatës që pretendohet se janë shkelur dhe ekspertizë që dëshmojnë se dokumentet që u gjetën në Kosovë ishin printuar nga printeri që përdorte Thaçi në Hagë.
Gjatë seancës u shfaq edhe një audio-incizim i Thaçit dhe Fazliut në takimin e tyre më 2 korrik 2023 në Hagë.
Prokuroria tha se ata po flisnin për dëshminë e komandant Remit.
“Thuaj shkurt, po, jo, mos filozofo”, dëgjohet Thaçi në këtë audio-incizim.
Më vonë, ai thotë se të dëshmojë shkurt e jo 12 orë siç ishte planifikuar. “Shkurt jo 12 orë, se 12 orë pa rrëshqit diku nuk e lë”, tha Thaçi, sipas audio-incizimit të ZPS-së.
ZPS po ashtu shfaqi mesazhe të Mustafës dhe Fazliut, që këmbyen me t’u kthyer Fazliu në Kosovë, ku edhe ishin takuar./REL/
ZPS: Kemi nëntë audio-incizime të Thaçit në qendrën e paraburgimit në Hagë
<div><div><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/824736-zps-kemi-nente-audio-incizime-te-thacit-ne-qendren-e-paraburgimit-ne-hage.png" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="zps:-kemi-nente-audio-incizime-te-thacit-ne-qendren-e-paraburgimit-ne-hage" style="margin-bottom: 15px"></div><p><img width="583" height="350" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2026/02/824736-zps-kemi-nente-audio-incizime-te-thacit-ne-qendren-e-paraburgimit-ne-hage.png" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="zps:-kemi-nente-audio-incizime-te-thacit-ne-qendren-e-paraburgimit-ne-hage"></p>Prokurori Joshua Hafetz tha se ka dëshmi të shumta kundër Hashim Thaçit dhe të akuzuarve, përfshirë nëntë audio-incizime në qendrën e paraburgimit në Hagë, thirrje telefonike, urdhra të gjykatës që pretendohet se janë shkelur dhe ekspertizë që dëshmojnë se dokumentet që u gjetën në Kosovë ishin printuar nga printeri që përdorte Thaçi në Hagë. Gjatë</div>






