Zhvillimet e fundit nga përplasjet ushtarake në Lindjen e Mesme

Izraeli nisi disa sulme kundër Iranit të shtunën, të cilave sulme iu bashkuan edhe Shtetet e Bashkuara.

Sipas raportimeve, shpërthime u dëgjuan në Teheran dhe në qytete të tjera në të gjithë Iranin.

Ndërkohë ka ardhur një përgjigje nga Irani, duke sulmuar në drejtim të Izraelit dhe në drejtim të bazave ushtarake amerikane në rajon.

Operacioni ushtarak pritet të ndodhë gjatë disa ditëve, kishte thënë për Reuters një zyrtar amerikan.

Për të mësuar më shumë rreth zhvillimeve të fundit atje, Telegrafi do t’ju mbajë të informuar, minutë pas minute.

05/03/2026 16:27-Mbretëria e Bashkuar dërgon katër aeroplanë shtesë Typhoon në Katar

Kryeministri britanik Keir Starmer tha të enjten se katër aeroplanë luftarakë shtesë Typhoon do të dërgohen në Katar, ndërsa konflikti në Lindjen e Mesme përshkallëzohet, duke këmbëngulur se Mbretëria e Bashkuar ka planin e duhur për mbrojtje.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

05/03/2026 15:25-Qindra njerëz vazhdojnë të evakuohen përmes Azerbajxhanit për shkak të luftës në Iran

Qindra njerëz po vazhdojnë të evakuohen nga Irani në Azerbajxhanin fqinj, pasi Baku njoftoi se ka hapur pikën kufitare të Astarës për të lejuar qytetarët e saj dhe shtetasit e huaj të largohen nga dhuna në rritje.

Qeveria e Azerbajxhanit tha se kishte pritur dhe strehuar shtetas nga më shumë se 19 vende gjatë ditëve të fundit.

Për më shumë, klikoni KËTU.

05/03/2026 14:50-Izraeli u bën thirrje banorëve të Bejrutit të evakuohen: Sulme të reja po vijnë

Izraeli u bën thirrje banorëve të Bejrutit të evakuohen: Sulme të reja po vijnë Ndërsa Izraeli lufton në një front të dytë në Liban kundër Hezbollahut, ushtria ka lëshuar një alarm urgjent për banorët në periferitë jugore të Bejrutit, të njohura gjerësisht si fortesa të Hezbollahut, duke u thënë atyre të evakuohen menjëherë nga shtëpitë e tyre.