Kombëtarja e Kosovës ka siguruar kualifikimin historik në finale të play-offit të Kampionatit Botëror pas një triumfi në Sllovaki.
“Dardanët” morën një fitore të madhe me rezultat 3-4 ndërsa finalen do ta zhvillojnë në Prishtinë përballë Turqisë, më saktësisht në “Fadil Vokrri”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i mediave sllovake që shkruan se Kosova ia shuajti ëndrrat për Kupën e Botës.

“Një shkëmbim zjarri në Tehelne pol. Ëndrra e sllovakëve për një Kupë Bote në futboll është zhdukur”, raporton “sport.aktuality.sk”.
Ndërkohë, mediumi tjetër “sportnet.sme.sk” i rikujton Sllovakisë se ishin dy herë në epërsi ndaj Kosovës.
“Ëndrra për Sllovakinë në Kupën e Botës zhduket plotësisht. Ata ishin dy herë në epërsi ndaj Kosovës”.
Ndërkohë, “sport.zoznam.sk” thotë se kjo ishte ndër humbjet më të rënda në historinë e Sllovakisë.
“Një ndër pjesët e dyta më të këqija u rikthye në shpresë të madhe për ta. Sllovakia më fund pëson nga Kosova”, raporton mediumi në fjalë.
Kosova tani është një hap larg kualifikimit për Kampionatin Botëror, ku do të përballet me Turqinë në “Fadil Vokrri”. Finalja e madhe zhvillohet të martën nga ora 20:45./Telegrafi/





