Ballina Nacionale Zgjedhjet e sotme – rreth 100 prokurorë të angazhuar në mbrojtje të...

Zgjedhjet e sotme – rreth 100 prokurorë të angazhuar në mbrojtje të votës

3

Në zgjedhjet e sotme parlamentare janë angazhuar rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët do të qëndrojnë kujdestarë në mbarë vendin.
Kjo është bërë e ditur të premten nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.
Ata do të kujdestarojnë deri në përfundim të procesit zgjedhor,  me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në këto zgjedhje.
Prokurori i Shtetit i ka ftuar qytetarët, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë.