Zendaya pohon se sezoni i tretë i serialit “Euphoria” do të jetë edhe i fundit

Aktorja Zendaya ka zbuluar se sezoni i tretë i serisë “Euphoria” do të jetë me shumë gjasa edhe sezoni i fundit i këtij seriali të njohur. Ajo foli për të ardhmen e serisë gjatë një interviste në “The Drew Barrymore Show”, duke bërë të ditur se historia e Rue dhe bashkëmoshatarëve të saj po afrohet […]

Magazina

Aktorja Zendaya ka zbuluar se sezoni i tretë i serisë “Euphoria” do të jetë me shumë gjasa edhe sezoni i fundit i këtij seriali të njohur.

Ajo foli për të ardhmen e serisë gjatë një interviste në “The Drew Barrymore Show”, duke bërë të ditur se historia e Rue dhe bashkëmoshatarëve të saj po afrohet drejt fundit.

Kur u pyet nëse sezoni i tretë do të shërbente si sezon përshëndetës, Zendaya e konfirmoi me fjalët: “Mendoj se po”.

Ajo gjithashtu bëri të ditur se episodat e reja do të tregojnë përfundimin e rrëfimit dhe pasojat e veprimeve të personazheve.

Ky sezon vazhdon pas ngjarjeve dramatike të sezonit të mëparshëm: marrëdhënia mes Cassie dhe shoqes së saj më të mirë Maddy u shkatërrua për shkak të lidhjes së Cassie me Nate Jacobs.

Ndërkohë, Rue po përballet me varësinë që e ka çuar në kufijtë e mundësive të saj.

Seriali ka shpërfaqur shumë aktorë të rinj, përfshirë Sydney Sweeney, Jacob Elordi dhe Colman Domingo, duke e bërë sezonin e tretë një përvojë të rëndësishme për fansat e serisë. /Telegrafi/