“Zemra e Dardanisë” – Edona Llalloshi me këngë për Kosovën në ditën e finales historike

Mbrëmja e sotme (e martë) pritet të jetë e mbushur me emocione, pasi vëmendja e të gjithëve është përqendruar te ndeshja e shumëpritur Kosovë-Turqi, e cila konsiderohet një moment i rëndësishëm për sportin në vend. Para fillimit të këtij dueli, atmos...

Magazina
Reklame

Mbrëmja e sotme (e martë) pritet të jetë e mbushur me emocione, pasi vëmendja e të gjithëve është përqendruar te ndeshja e shumëpritur Kosovë-Turqi, e cila konsiderohet një moment i rëndësishëm për sportin në vend.

Para fillimit të këtij dueli, atmosfera është elektrizuar nga entuziazmi dhe energjia që po përhapet në mesin e tifozëve në të gjithë vendin.

Muzika ka luajtur një rol të veçantë në këtë pritje, duke shtuar edhe më shumë emocionet e kësaj nate.

Në këtë frymë, këngëtarja Edona Llalloshi ka publikuar projektin e saj më të ri, “Zemra e Dardanisë”, një këngë që synon të motivojë si ekipin ashtu edhe përkrahësit.

Kënga përcjell një mesazh të fortë mbështetjeje dhe bashkimi, duke ndërthurur pasionin për futbollin me ndjenjat që sjell muzika, në një natë që pritet të jetë plot emocione për të gjithë vendin.

Kjo u realizua nga Milot Llalloshi me miksim dhe masterizimin nga Shpeta Sound.

Ndërkohë në “Fadil Vokrri” gjithçka është gati për një mbrëmje historike, ku pritet një duel i zjarrtë për një vend në Kupën e Botës 2026. /Telegrafi/