Zelensky: Mbi 200 ekspertë ukrainas kundër dronëve tashmë në Lindjen e Mesme

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, iu drejtua deputetëve dhe kolegëve në parlament britanik, duke folur për situatën në Lindjen e Mesme si dhe për luftën në Ukrainë. Zelensky tha se 201 ekspertë ukrainas kundër dronëve janë tashmë në Lindjen e ...

Bota

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, iu drejtua deputetëve dhe kolegëve në parlament britanik, duke folur për situatën në Lindjen e Mesme si dhe për luftën në Ukrainë.

Zelensky tha se 201 ekspertë ukrainas kundër dronëve janë tashmë në Lindjen e Mesme dhe se ka edhe 34 të tjerë “gati për t’u dislokuar”.

Ai shpjegoi se “këta janë ekspertë ushtarakë, ekspertë që dinë si të ndihmojnë, si të mbrohen kundër dronëve. Ekipet tona janë tashmë në Emiratet e Bashkuara, Katar, Arabinë Saudite dhe janë në rrugë për në Kuvajt. Po punojmë me disa vende të tjera. Marrëveshjet janë tashmë në vend. Nuk duam që ky terror i regjimit iranian kundër fqinjëve të tij të ketë sukses”.

Lideri ukrainas shtoi se ka dërguar këta ekspertë ushtarakë “në kërkesë të partnerëve tanë, përfshirë Shtetet e Bashkuara”.

Zelensky gjithashtu e përshkroi Iranin dhe Rusinë si “vëllezër”, shkruan skynews.

Ai paralajmëroi se Irani dhe Rusia po përdorin inteligjencën artificiale për “të vrarë me kosto të ulët në distanca të gjata”.

Presidenti ukrainas tha se ishte vendi i tij ai që zhvilloi dronë interceptues për të shkatërruar raketat Shaheed të ndërtuara nga Irani, të cilat përdor edhe Rusia.

Ai theksoi se këta dronë mund të ndalojnë dronët Shaheed për më pak se 10 mijë dollarë – shumë më lirë se mënyrat e tjera për t’i rrëzuar. /Telegrafi/