Në hetimet që çuan drejt kapjes së të dyshuarave për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në nëntorin e vitit 2024, Kosovës i doli në ndihmë edhe Byroja Federale e Hetimeve në SHBA (FBI).
Në aktakuzën për tre të dyshuarit e sulmit me bombë ndaj kanalit të Ibër-lepencit, është përfshirë edhe raporti i FBI-së që ishte kyç në hulumtimin e dheut që u gjet në çizmet e dy të dyshuarve, vëllezërve Jovan dhe Dragisha Viçentijeviq.
“Gjendja faktike e përshkruar si në këtë aktakuzë vërtetohet qartazi edhe nga Raporti i ekspertimit gjeologjik i FBI-së i mostrave të dheut të çizmeve të sekuestruara në shtëpinë e të pandehurve, vëllezërve Viçentijeviç në Zubin Potok dhe në fshatin Prevllak të po kësaj komune, me datë 30.11.2024, së bashku me mostrat referente të dheut të siguruara nga ekspertët e Policisë së Kosovës dhe zyrtarëve të Byrosë Federale të Hetimeve, të marra në vendin e ngjarjes (fshati Varagë, Zubin Poto si dhe tek shtëpia e tyre në fshatin Prevllak, nga të cilat mostra qartazi vërtetohet se në mes të dheut të marrë nga çizmet e të pandehurve Jovan dhe Dragisha Viçitijeviç dhe mostrave të dheut të marra nga vendi i ngjarjes, më konkretisht në kanalin “Ibër Lepenc”, nuk ka dallueshmëri, për sa i përket strukturës, ngjyrës dhe përbërjes së dheut, çka vërteton se të pandehurit kanë kryer aktin terrorist ndaj kanalit “Ibër Lepenc””, thuhet në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Zbulohet si e deshifroi FBI gjurmën e dheut me skenën e sulmit terrorist në Ibër Lepenc
<div><div><img width="640" height="427" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/805433-attachment-1024x683.jpg" class="attachment-large size-large wp-post-image" alt="Zbulohet si e deshifroi FBI gjurmën e dheut me skenën e sulmit terrorist në Ibër Lepenc" style="margin-bottom: 15px" loading="lazy"></div><p><img width="1080" height="720" src="https://orainfo.net/wp-content/uploads/2025/12/805433-attachment.jpg" class="attachment-post-thumbnail size-post-thumbnail wp-post-image" alt="Zbulohet si e deshifroi FBI gjurmën e dheut me skenën e sulmit terrorist në Ibër Lepenc" loading="lazy"></p>Në hetimet që çuan drejt kapjes së të dyshuarave për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit në nëntorin e vitit 2024, Kosovës i doli në ndihmë edhe Byroja Federale e Hetimeve në SHBA (FBI). Në aktakuzën për tre të dyshuarit e sulmit me bombë ndaj kanalit të Ibër-lepencit, është përfshirë edhe raporti i FBI-së që ishte</div>






