Zbulohen renditjet e shteteve në gjysmëfinalet e ‘Eurovision 2026’ – Shqipëria performon e 13-ta në natën e dytë

Organizatorët e Eurovision 2026 kanë publikuar renditjen zyrtare të paraqitjes (running order) për dy gjysmëfinalet, që do të mbahen në Vjenë, Austri. Sipas njoftimit, Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet më 12 maj, Gjysmëfinalja e dytë më 14 maj, n...

Magazina

Organizatorët e Eurovision 2026 kanë publikuar renditjen zyrtare të paraqitjes (running order) për dy gjysmëfinalet, që do të mbahen në Vjenë, Austri.

Sipas njoftimit, Gjysmëfinalja e parë do të zhvillohet më 12 maj, Gjysmëfinalja e dytë më 14 maj, ndërsa Finalja e Madhe është planifikuar për 16 maj 2026.

Një nga risitë e këtij edicioni është se juritë profesionale rikthehen në gjysmëfinale, krahas televotimit të publikut – një praktikë që, sipas Eurovision, po rikthehet në këtë fazë të garës pas vitit 2022.

Në dy netët gjysmëfinale do të performojnë edhe shtetet e “Big 5” – Franca, Gjermania, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar – si dhe Austria si vend pritës. Këto vende kualifikohen automatikisht në finale, por do të ngjiten në skenë edhe gjatë gjysmëfinaleve.

Sa i përket Shqipërisë, ajo është vendosur të performojë në Gjysmëfinalen e dytë, në pozicionin e 13-të.

Gjysmëfinalja 1 (12 maj) – renditja e paraqitjes

Gjysmëfinalja 2 (14 maj) – renditja e paraqitjes