Zbardhet biseda telefonike, Orban i ofron ndihmë Putinit: Do të bëhem si ‘miu e luani’ për Rusinë

Viktor Orban e quajti veten “miun” e Kremlinit dhe premtoi të bëjë gjithçka për të ndihmuar Rusinë. Sipas gazetës amerikane Bloomberg, duke cituar një transkript të bisedës, kryeministri hungarez i ofroi ndihmë presidentit rus, Vladimir Putin, për çdo çështje. “Dje miqësia jonë arriti një nivel kaq të lartë sa që mund të ndihmoj në gjithçka. […]

Bota

Viktor Orban e quajti veten “miun” e Kremlinit dhe premtoi të bëjë gjithçka për të ndihmuar Rusinë.

Sipas gazetës amerikane Bloomberg, duke cituar një transkript të bisedës, kryeministri hungarez i ofroi ndihmë presidentit rus, Vladimir Putin, për çdo çështje.

“Dje miqësia jonë arriti një nivel kaq të lartë sa që mund të ndihmoj në gjithçka. Në çdo çështje ku mund të jem i dobishëm, jam në shërbimin tuaj”, tha Orban.

Ai madje iu referua një përralle për një mi dhe një luan, ku i dobëti shpëton të fortin, duke thënë se është gati të jetë ai “miu” për Rusinë.

Putin qeshi, dhe më pas ata shkëmbyen disa fjalë të këndshme, me presidentin rus që lavdëroi qëndrimin “të pavarur dhe fleksibël” të Budapestit ndaj luftës në Ukrainë.

Ndryshe, ditë më parë ishte publikuar edhe një audio-regjistrim i Ministrit të Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, duke folur me Sergey Lavrov, ku diplomati hungarez dëgjohet duke raportuar palës ruse në një mënyrë dukshëm nënshtruese. /Telegrafi/