Ylli në mbrojtje të Gjestit: I janë bërë shumë padrejtësi në këto muajt e fundit, na prek edhe neve

Pas arrestimit të Gjestit ka pasur reagime të shumta nga artistë të njohur, të cilët i dolën në mbështetje. Një të tillë së fundmi e ka bërë edhe kolegu i tij, Yll Limani, me të cilin gjendet edhe në një label. Në një postim të gjatë, ai thotë se ati...

Magazina

Pas arrestimit të Gjestit ka pasur reagime të shumta nga artistë të njohur, të cilët i dolën në mbështetje.

Një të tillë së fundmi e ka bërë edhe kolegu i tij, Yll Limani, me të cilin gjendet edhe në një label.

Në një postim të gjatë, ai thotë se atij i janë bërë shumë padrejtësi në muajt e fundit.

Postimi i plotë i Yllit (pa ndërhyrje):

“Gjestit ju kanë bërë shumë padrejtësi në këto muajt e fundit.

Gjëra që asnjë artist nuk duhet me i kalu vetëm pse krijon dhe shpreh veten përmes artit.

Arti nuk matet me pengesa, presion apo padrejtësi.

Arti është diçka që nuk mundesh me e ndal. Kur një artist përballet me padrejtësi, nuk është veç betetja e tij: është diçka që na prek krejt neve që besojmë në lirinë e krijimit.

Gjestin e njohim për talentin, për shpirtin dhe për përkushtimin ndaj artit.

Këto janë gjëra që askush nuk mundet me ia marrë.

Arti i vërtetë gjithmonë gjen rrugë”.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur të caktojë masën e paraburgimit ndaj të pandehurit Besart Kelmedi – Gjestit i cili dyshohet për kryerjen e tri veprave penale.

Gjesti dyshohet për veprat penale “Kanosja”, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /Telegrafi/