Ylli i La Ligës lë të hapur mundësinë e kalimit te Barcelona

Në javët e fundit, Barcelona është lidhur me mundësinë e nënshkrimit të një portieri të ri gjatë merkatos së verës. Marc-Andre Ter Stegen pritet të largohet nëse i paraqitet një mundësi, ndërsa Wojciech Szczesny mund të zgjedhë vitin 2026 si kohën e ...

Sport

Në javët e fundit, Barcelona është lidhur me mundësinë e nënshkrimit të një portieri të ri gjatë merkatos së verës.

Marc-Andre Ter Stegen pritet të largohet nëse i paraqitet një mundësi, ndërsa Wojciech Szczesny mund të zgjedhë vitin 2026 si kohën e duhur për t’u tërhequr, këtë herë përfundimisht.

Në këtë rast, Barcelona do të kishte nevojë për një portier të ri, pasi Inaki Pena nuk shihet si një zëvendës ideal për Joan Garcia.

Zyrtarët e klubit kanë identifikuar një kandidat kryesor para afatit kalimtar të verës, që është ylli i Real Sociedad dhe i kombëtares së Spanjës, Alex Remiro.

Drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, tashmë ka zhvilluar bisedime me agjentët e Remiros, dhe vetë lojtari është pyetur për këtë spekulim.

Sipas La Sexta, ai nuk e ka mbyllur derën për një transferim të mundshëm te ‘Spotify Camp Nou’.

“Kam dëgjuar diçka në rrjetet sociale, por tani jam shumë i fokusuar te La Real. Kemi finalen e Kupës së Mbretit dhe jemi shumë të fokusuar dhe të entuziazmuar për ta fituar. Barça? Nuk e di, nuk mund të them”, ka deklaruar Remiro.

Nëse do t’i bashkohej Barcelonës, Remiro do të konkuronte me Garcian për vendin e titullarit.

Ai gjithashtu po sfidon 24-vjeçarin për një vend në përfaqësuesen e Spanjës për Kupën e Botës 2026, një garë që e shijon dhe e pret me shumë emocion./Telegrafi/