Xheraldina Rexhepi tregon arsyen e veçantë pse nuk e feston 8 Marsin: Nuk dua të kufizohem në një ditë të vetme

Stilistja e mirënjohur shqiptare, Xheraldina Rexhepi, ishte së fundmi e ftuar në emisionin Shok Podcast, ku ndau disa mendime interesante rreth rolit të gruas në shoqëri dhe mënyrës se si e sheh ajo festën e 8 Marsit.

Gjatë bisedës, tema u ndal edhe te Dita Ndërkombëtare e Gruas, e cila u kremtua pak ditë më parë. Megjithatë, stilistja befasoi me qëndrimin e saj, duke thënë se nuk e feston këtë ditë, jo për ndonjë arsye të veçantë, por sepse nuk dëshiron ta kufizojë vlerësimin e gruas vetëm në një datë të vetme.

Sipas saj, gratë duhet të ndihen të vlerësuara dhe të fuqishme çdo ditë të vitit, e jo vetëm më 8 mars.

@shokpodcast (8 Mars Edition) Xheki : une jom qasi gruje qe i dal vetit boll . #fyp #fy #viral #trendingvideo #foru ♬ original sound – ShokPodcast