Wembanyama me paraqitje të shkëlqyer, Spurs triumfojnë te Warriors

Sezonit të rregullt në NBA po i vije fundi dhe skuadrat po bëjnë çmos për të arritur në Play-Off. San Antonio Spurs ka siguruar pozitën e dytë në Konferencën Perendimore, teksa ka triumfuar ndaj Golden State Warriors. San Antonio fitoi kundër Golden ...

Sport
Reklame

Sezonit të rregullt në NBA po i vije fundi dhe skuadrat po bëjnë çmos për të arritur në Play-Off.

San Antonio Spurs ka siguruar pozitën e dytë në Konferencën Perendimore, teksa ka triumfuar ndaj Golden State Warriors.

San Antonio fitoi kundër Golden State me rezultatin 127:113, dhe Victor Wembanyama luajti një tjetër ndeshje monstruoze me 41 pikë, 18 kërcime dhe 3 bllokada.

Në anën tjetër me këtë humbje Golden State Warriors kanë mbetur në pozitën e 10-të dhe do të luajnë në Play-In.

Boston Celtics ka siguruar Play-Offin pas një fitore spektakolare në udhëtim te Miami Heat me rezultat 129:147.

Washington Wizards – Philadelphia 76ers 131:153

Memphis Grizzlies – New York Knicks 119:130

Toronto Raptors – Sacramento Kings 115:123

Milwaukee Bucks – Houston Rockets 113:119

Golden State Warriors – San Antonio Spurs 113:127