Wayne Rooney beson se Manchester United duhet ta emërojë Michael Carrick si trajner të përhershëm të skuadrës pas fitores 3-1 ndaj Aston Villas.
Duke folur për BBC pas ndeshjes, ai deklaroi:
“100 për qind ai duhet ta marrë këtë detyrë. E kam thënë këtë edhe më parë. E dija që kjo do të ndodhte me Michael Carrick”.
“E njoh shumë mirë. E njoh karakterin dhe personalitetin e tij. Ekipit i duhej një kokë e qetë, por edhe dikush që e njeh klubin dhe lojtarët kishin nevojë për pak mbështetje, dhe ai ua ka dhënë këtë”.

Loftus-Cheek poston foto me dhëmbët që i mungojnë, pas përplasjes me portierin e Parmës
“Kemi parë lojtarët të luajnë me më shumë cilësi, më të bashkuar si ekip dhe tani duken si një skuadër shumë e fortë. Për mua, pse do ta ndryshonit?”.
“Ai ka përqindjen më të mirë të fitoreve nga çdo trajner i Manchester United pas kaq shumë ndeshjesh. Për mua, ai duhet ta marrë këtë detyrë”.
Man Unitedi renditet në pozitën e tretë në Ligën Premier pas 30 xhirove me 54 pikë, kurse objektivi kryesor mbetet ta sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër./Telegrafi/





