VV do t’i drejtohet Kushtetueses për dekretin për shpërndarjen e Kuvendit

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci në konferencën për media ka thënë se dekreti për shpërndarjen e Kuvendit është i paprecedent dhe do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.
“Jemi dëshmitarë që shpërndarja e Kuvendit paraqet një akt të paprecedent që bie ndesh… dhe ne do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese dhe nuk ka asnjë arsye që kjo të ndodhte sot një akt i tillë sot në mëngjes”,  tha ajo.