Një zëdhënës i Korpusit të Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC) është vrarë në sulmet ajrore SHBA-Izrael, raportoi agjencia shtetërore iraniane e lajmeve Tasnim.
Ali Mohammad Naini shërbeu gjithashtu si zëvendës i marrëdhënieve me publikun të grupit.
Nuk u dhanë detaje se kur ose ku u vra Naini.
Kjo vjen pasi një numër figurash të larta iraniane u vranë në sulme ajrore në fillim të kësaj jave, duke përfshirë:
Shefin e sigurisë kombëtare Ali Larijani
Kreun e forcës paramilitare Basij të IRGC-së, Gholamreza Soleimani
Ministrin e inteligjencës të Iranit, Esmaeil Khatib.
Ndryshe, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, dha një konferencë për shtyp mbrëmë, e cila ka bërë bujë në media pas sulmit të Izraelit ndaj fushave iraniane të gazit këtë javë.
Ai zbuloi se presidenti amerikan, Donald Trump, i kishte kërkuar Izraelit të mos sulmonte objektet iraniane të fushave të gazit dhe se Izraeli kishte vepruar i vetëm në sulmet këtë javë që shkaktuan një përshkallëzim të konfliktit dhe rritje të çmimeve globale të energjisë. /Telegrafi/






