Vritet dora e djathtë e Hezbollahut, njofton Izraeli

Ushtria izraelite ka thënë se ka vrarë sekretarin e kreut të grupit militant Hezbollah të mbështetur nga Irani. Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se Ali Yusuf Harshi, nipi i Naim Qassem, u vra në një sulm ajror gjatë natës në Bejrut. “Harshi ishte një bashkëpunëtor i ngushtë dhe këshilltar personal i Sekretarit të Përgjithshëm të […]

Bota

Ushtria izraelite ka thënë se ka vrarë sekretarin e kreut të grupit militant Hezbollah të mbështetur nga Irani.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se Ali Yusuf Harshi, nipi i Naim Qassem, u vra në një sulm ajror gjatë natës në Bejrut.

“Harshi ishte një bashkëpunëtor i ngushtë dhe këshilltar personal i Sekretarit të Përgjithshëm të Hezbollahut, Naim Qassem, dhe luajti një rol qendror në menaxhimin dhe sigurimin e zyrës së tij”, tha IDF.

“Gjatë natës, IDF goditi dy kalime kyçe të përdorura nga terroristët dhe komandantët e Hezbollahut për lëvizje nga veriu në jug të lumit Litani në Liban për të transferuar mijëra armë, raketa dhe lançues”, shtoi ajo.

Rreth 10 depo armësh, lansues dhe qendra komande u goditën gjithashtu në Libanin jugor, sipas IDF.

Siç raportohet, sulmet izraelite vranë të paktën 254 persona në të gjithë Libanin dje.

Bombardimet intensive goditën zonat e banuara, përfshirë Bejrutin, ku u vranë 91 persona. /Telegrafi/